Name
Classroom
Trainer
Udhërrëfyes Turistik Kombëtar
Online Training
Fabjola Terziu
Cost For Student
Unit Number
Course Duration
€ 300
120
Not Set
Location
Description
Ky program profesional për Udhërrëfyesin Turistik Kombëtar përmban gjithsej 600 orë mësimore, të ndara si më poshtë:
  • 180 orë teori
  • 240 orë praktikë
  • 180 orë studim autodidakt (personal dhe kërkimor)
Kursi ka për qëllim të pajisë pjesëmarrësit me njohuri të thelluara për Shqipërinë dhe aftësi profesionale në teknikat e udhërrëfimit, duke u vlerësuar përmes provimeve me shkrim dhe demonstrimeve praktike.

Modulet:

A) Njohuri mbi Republikën e Shqipërisë:
  • Përfshin tematika si mjedisi natyror, gjeografia humane, historia, arkeologjia, arti, kultura dhe kohet moderne.
  • 120 orë teori, 20 orë praktikë në terren dhe 120 orë studim autodidakt.
B) Teknikat e Udhërrëfimit:
  • Përfshin aftësitë profesionale të udhërrëfyesit turistik, aftësitë e biznesit dhe trajnimin për ndihmën e parë me certifikim nga Kryqi i Kuq Shqiptar.
  • 40 orë teori, 40 orë studim autodidakt, 136 orë praktikë në terren dhe 64 orë kërkimore.

  • Kërkesat për Pranim:

    • Arsimi: Të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm ose një program të ngjashëm profesional në fushën e turizmit, mikpritjes ose udhëtimeve.
    • Mosha: Të jenë mbi 18 vjeç.
    • Aftësitë Gjuhësore: Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhe të huaj.
    • Gjendja Shëndetësore: Të jenë në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të përballuar aktivitetet praktike dhe udhëtimet.
    • Motivimi dhe Interesi: Të tregojnë interes dhe motivim për fushën e turizmit dhe udhërrëfimit.
    • Certifikata për Ndihmën e Shpejtë: E detyrueshme gjatë ose pas përfundimit të kursit, e lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Vlerësimi dhe Certifikimi:

  • Vlerësimi: Bazuar në provime me shkrim, demonstrime praktike, pjesëmarrje në praktikë, projekte dhe punime kërkimore.
  • Certifikimi: Pas përfundimit me sukses të programit dhe vlerësimit, kursantët pajisen me Certifikatën e Udhërrëfyesit Turistik Kombëtar, të njohur sipas standardeve kombëtare të AKAFP, dhe një Suplement i Certifikatës që përmban përshkrimin e njohurive dhe aftësive të fituara. Certifikata për Ndihmën e Shpejtë nga Kryqi i Kuq Shqiptar është e detyrueshme.