Bashkohuni me ne në një aventurë emocionuese për të shndërruar pasionin tuaj për natyrën në një karrierë të suksesshme si udhërrëfyes malor! Ky kurs unik, i cili ndjek standardet ndërkombëtare të UIAA, ofron një përvojë të pasur që kombinon teori dhe praktikë.
Ekspertët e njohur ndërkombëtarë, Z. Nadir Murseli dhe Z. Tomica Kotevski, së bashku me Robert Kaca dhe Z. Artur Guni .
Ekspertët do të ndajnë ekspertizën e tyre në këtë program trajnimi, si pjesë e një bashkëpunimi të rëndësishëm mes Federatës së Alpinzmit të Shqipërisë, Federatës Maqedonase dhe Elite Academy.
Gjatë këtij trajnimi, do të mësoni si të orientoheni me saktësi duke përdorur harta, busulla dhe GPS, duke siguruar që çdo udhëtim të jetë i sigurt. Do të zhvilloni teknika udhëzimi, përfshirë përdorimin e litarëve dhe ngjitjet në lartësi, si dhe do të mësoni si të menaxhoni grupet me qetësi dhe efikasitet.
Kursi përfundon me një provim që do të vlerësojë të gjitha aftësitë e fituara, duke ju dhënë një certifikim ndërkombëtar. Ky trajnim është ideal për ata që dëshirojnë të drejtojnë ture malore të sigurta dhe frymëzuese.
Bashkohuni me ne dhe filloni këtë udhëtim transformues!
Programi i trajnimit mundësohet falë financimit nga GIZ Albania.
Kusht pjesëmarrje:
Pjesëmarrësit do të kalojnë në një fazë përzgjedhjeje, ku do të vlerësohen për aftësitë dhe përkushtimin e tyre për të qenë udhërrëfyes turistikë të suksesshëm.
Të jenë të antarsuar dhe aktivist në "Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor".
Njohja e një gjuhe të huaj në nivelin B2-C1, për t'u siguruar që mund të komunikoni me efektivitet me turistët dhe kolegët.
Afati i regjistrimit 07/11/2024 - Shpallja e fituesve 08/11/2024
Trajnim 7-ditor, kombinim teori dhe praktikë, e cila do të zhvillohet në lokacione të njohura si Llogora, Berat-Tomorri, Shebenik-Jablanicë dhe Mali i Dajtit. Të gjitha shpenzimet e përfshira në itinerar janë të mbuluara (Ushqimi, transporti dhe fjetja) , me përjashtim të akomodimit në qytetet Tiranë dhe Elbasan.
Pajisjet Personale të Nevojshme
Pajisje për Ecje:
Veshje alpinistike të përshtatshme për motin
Këpucë alpinistike për 3 sezone
Çantë shpine (30-40 litra)
Çantë e ndihmës së parë
Ndriçues koke
Syze dielli mbrojtëse
Shkopa ecje
Harta e rajonit (1:10000)
Busull
Fletë letre/fletore
Lapsa dhe stilolapsa
Manual Alpine Skills: Summer on Albanian
Pajisje Teknike Personale:
5 karabina në formë dardhe HMS me bravë
2 litarë aksesorë (6 mm, 4 m secili)
Litar për nyjën Prusik (6 mm, 1 m)
2 hobe (120 cm)
Shalur
Helmetë
Pajisje mbajtëse (Reverso, ATC-udhëzues ose të ngjashme)
Pajisje Shtesë të Këshilluara:
Litar ngjitjeje dinamike (9,1-11 mm; gjatësia: 60 m; një litar për 4 persona)
Camalot (frend) në madhësi të ndryshme
Set tapash (chok) në madhësi të ndryshme
Pajisje Bivouacking:
Thes gjumi (bivouacking)
Mbulesa për termoizolim (Armaflex)
Astro-foli
Qirinj
Pishtar