Name
Location
Trainer
Hotel Management
Hotel Senator
Albana Lopci
Cost For Student
Unit Number
Course Duration
€ 900
324
03/10/2023 - 27/06/2024
Description
Menaxhim strukture akomoduese - Hotel

Përshkrim i kursit:
Ky kurs është strukturuar në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur informimin dhe përgatitjen e kursantëve në aspektin teorik dhe praktik të menaxhimit të një strukture akomodimi Hotel.
Programi i këtij kursi ndërthuret me departamentet e tjera të gastronomisë, mirëmbajtjes, higjenës dhe pastrimit, organizmit të eventeve, pijeve dhe ushqimit, shitjeve komunikimit dhe shërbimit të klientëve. 

E gjitha struktura e trajnimit nis që nga prokurimi, magazinimi, produkti, shitjet dhe marketingu    (teknikat e komunikimit me një tour operator, agjenci udhëtimesh, kompani menaxhimi destinacioni, kompani menaxhimi eventesh, agjenci udhetimi online), aspektet operacionale, financiare e të kontabilitetit dhe përmbyllet me menaxhiminin e cilësisë.  

Mundësitë e punësimit:
Mundësitë e punësimit pas përfundimit të kursit 9 mujor do të jenë në pozicionet:
  • Menaxher hoteli
  • Menaxher shitjesh, komunikimit dhe kujdesit për klientin
  • Menaxher i departamentit të pijeve dhe ushqimit
  • Menaxher i eventeve dhe aktiviteteve
Kurrikula përmban përdorimin e programeve të ndryshme dixhitale si Property Management System (PMS) dhe modulet e mëposhtme : 
1. Hyrje në Menaxhim
2. Llojet e restoranteve
3. Shërbimi i Barit
4. Kuzhina
5. Inventari
6. Struktura të tjera mikpritëse
7. Industria e turizmit
8. Marketingu
9. Testim teorik
10. Testim praktik

N
ë përfundim të kursit 🎓, ju do të testoheni për aspektet Teorike e Praktike, dhe do të pajiseni me  çertifikatën 📜 përkatëse të njohur nga institucionet e Arsimit Profesional në Shqipëri.

 🛎324 seanca / 3 seanca në ditë / 45 minuta secila / 3 herë në javë për 9 muaj.
📅 Kursi do të zhvillohet çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte. 
⏰17.30 - 19.30 
Teoria: 
📍 Elite Academy - Rruga Faik Konica, Tiranë 1000, Shqipëri
https://goo.gl/maps/eHrsgDdvMk9qLTb38
Praktika:
📍 Hotel Senator, Rruga "Fortuzi", nr.47, Tiranë, 1005 Shqipëri   https://g.page/SenatorHotelTirana?share

📌 Parakushte: Nuk ka nevojë për njohuri të mëparshme
🏷️ Kosto: 900€
👩‍🎓 Min: 8 studentë
👩‍🎓 Max: 16 studentë
📌 Data e fillimit: 03 Tetor 2023
💵 Pagesë me këste ose financim nga institucione kreditimi. 
💼 Punësim i garantuar.

Për më shumë informacion: +355 69 204 0670
Nxitoni të aplikoni !
View Syllabus